E hoqi nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë

Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kavajës, pasi goditi me grusht dhe kërcënoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Ngjarja ndodhi pas ndërprerjes së kontratës së punës së shtetasit A. A., banues në Kavajë, i cili dyshohet se për hakmarrje sulmoi fizikisht drejtorin e institucionit, shtetasin O. D. Sipas njoftimit zyrtar, përveç dhunës fizike, 48-vjeçari e kishte kanosur edhe nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe mesazheve kërcënuese.

Policia ndërhyri menjëherë duke e arrestuar autorin në flagrancë.

Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.


Shtuar 30.09.2025 14:13