Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familje në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës.
Burimet mediatike bëjnë me dije se shtetasja me iniciale D.B ka ushtruar dhunë duke goditur me hekur në kokë bashkëshortin e saj me iniciale N.B.
I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat gruan për ta marrë në pyetje lidhur me rastin.