Moderatori i njohur zbulon datën e nisjes së BBVK

Edicioni i katërt i ‘Big Brother VIP Kosova’ pritet të nisë shumë shpejt.

Në një video live, moderatori i emisionit ‘Kosova Today’, Kron Sadiku, ka zbuluar datën e mundshme të fillimit të reality show-t më të ndjekur të momentit.

“Big Brother VIP Kosova fillon më 31 tetor, qashtu po flitet,” u shpreh ai.

Megjithëse data ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni,deklarata e moderatorit ka entuziazmuar fansat, të cilët tashmë kanë filluar numërimin mbrapsht.


Shtuar 29.09.2025 19:38

Tags: ,