Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë thirrur protestë mbarëshqiptare, më 17 tetor, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u shpreh se kjo protestë të bëhet kundër padrejtësive që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së.
“Pas protestës së mbajtur në Prishtinë dhe në Hagë, protestën e radhës do ta organizojmë në Tiranë.
Arsyet janë të qarta dhe të njohura për opinionin publik, padrejtësia që po ushtrohet në Gjykatën special ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, tha Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së.
Ata vlerësuan rolin e qeverisë shqiptare dhe të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tyre, është duke dhënë kontribut të çmuar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës.
“Tirana është duke bërë shumë për krerët e UÇK, sidomos kryeministri Edi Rama.
Qeveria shqiptare është duke punuar shumë.
Ajo ka kërkuar një rezolutë të përbashkët me Kosovën në Këshillin e Evropës, sepse Shqipëria mund ta bëjë, sepse është pjesë e saj, por unë besoj se ndihma e qeverisë shqiptare nuk do mungojë në këtë drejtim, por do japë kontributin e saj për aq sa mundemi.”, thanë ata.