Protesta në Greqi në mbështetje të babait shqiptar të viktimës së Tempe

Demonstrata do të mbahen të dielën në gjithë Greqinë në mbështetje të Panos Ruci, babait të viktimës së Tempe, i cili është në grevë urie prej 14 ditësh para Parlamentit, duke kërkuar të sqaroj shkakun e vdekjes së djalit të tij.

Demonstrata më e madhe pritet të zhvillohet në Sheshin Syntagma në Athinë në orën 18:30. Të premten, autoritetet gjyqësore miratuan ekshumimin e Denis, por vetëm për qëllime identifikimi.
Ruci refuzoi kufizimin e vendimit. “Nuk pranoj asgjë nga kjo. Ata vazhdojnë të na tallin. Unë jam këtu dhe vazhdoj luftën deri në fund.”

Një peticion i nënshkruar nga 78 të afërm të viktimave të Tempe kërkoi që trupi i Denis Rucit të nënshtrohej edhe në teste toksikologjike dhe histologjike. Autoritetet miratuan vetëm identifikimin.

Tre familje të tjera kanë kërkuar gjithashtu ekshumimin e fëmijëve të tyre të humbur në aksidentin hekurudhor të vitit 2023, një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në Greqi.


Shtuar 28.09.2025 16:34