Gjykata e Lartë Federale, ka lëshuar një urdhër arresti për bisnesmenin shqiptar Ervin Matën, i cili kërkohet nga SPAK si përgjegjës për trafikimin sasive të konsiderushmë kokainë nga Amerika Latinë në Europë.
Mediat vendase shkruajne se gjyqtari Alexandre de Moraes, më 23 shtator ka lëshuar vendimin ndalimin e tij që sipas tij, ndodhet në territorin Brazilian.
Në vendim, Moraes deklaroi: “Duke marrë parasysh që paraburgimi është një kusht për pranueshmërinë e procesit të ekstradimit dhe synon të sigurojë një urdhër të mundshëm dorëzimi në shtetin kërkues, urdhëroj paraburgimin e Ervin Matës, duke urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti, përmbushja e të cilit duhet t’i komunikohet menjëherë kësaj Gjykate Supreme, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit të interesuar”.
Me herët, drejtësia shqiptare ka paraqitur një kërkesë në gjykatat braziliane për ekstradimin e biznesmenit.
Sipas Pokurorise së Posaçme, Ervin Mata, së bashku me grupin e tij është përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Europë.
Sipas SPAK, këtij grupi i janë kapur për një periudhë kohorë prej 2 vitesh një sasi prej 931 lëndë narkotikë.
Paratë e fituara nga aktiviteti i drogës, grupi në fjalë besohet se i ka investuar në Shqipëri në ndërtim.
Po ashtu, për të mos rënë në sy të autoriteteve levizjën e parave e bënin nëpërmjet sistemit Hawala