Shiste lëndë narkotike dhe qarkullonte me armë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Uniformat blu në kryeqytet, kanë  arrestuar një 48-vjeçar, pasi shiste doza kokaine dhe mbante sende të paligjshme në banesën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, në banesën e 48-vjeçarit, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, Tiranë, u gjetën një sasi lëndë narkotike e dyshuar si kokainë, një armë e ftohtë dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan.

Sakaq, 48-vjeçari do hetohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 28.09.2025 09:36