Bardhi denoncon Ballukun: CV-ja e saj e pasur me vjedhje dhe projekte korruptive i siguroi sërish postin e zv.kryeministres

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka denoncuar aferat dhe korrupsionin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Së fundmi, Balluku është caktuar drejtuese fushate e PS-së për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Tiranë, ku do mundohet t’i sigurojë fitoren Ogerta Manastirliut.

Bardhi thekson edhe një herë se CV-ja e Ballukut është e pasur me projekte korruptive, të cilat i siguruan asaj një post qendror në qeverinë Rama dhe drejtimin e fushatës së Tiranës.

Bardhi rendit, tunelin e Llogarasë, gjeneratorët “Tigri 1 dhe Tigri 2”, manipulimin me çmimet e energjisë, e më pas me disa akse të vendit dhe deri tek inceneratori i Tiranës.

Postimi i Gazment Bardhit:

Ëndrrat dhe planet e Belinda Ballukut, që nuk përfshijnë ato të Ogertës, për mungesë hapësire në poster! 👇
Vetëm në 6 projekte korruptive vlera e vjedhjes arrinë sa Buxheti i plotë vjetor i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë me këtë CV të pasur vazhdon të ecë e qetë dhe e qeshur rrugëve të Tiranës, sa kohë ka nënshtruar me presion kriminal SPAK dhe prokurorët janë NËNSHTRUAR!
….Ëndrrat dhe planet vazhdojnë sigurisht për veten dhe fëmijët e tyre, ndërkohë që detyrojnë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të braktisin të pashpresë Shqipërinë!


Shtuar 27.09.2025 20:57