Misteri i vrasjes së biznesmenit italian/ Doli për gjueti, por u gjet i vdekur anash rrugës, publikohen pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 00:30, është vrarë me armë zjarri shtetasi italian Edoardo Sarchi, në Salari të Tepelenës.

Panorama.al, ka publikuar pamjet nga vendi ku u gjet i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi.

Trupi i tij i pajetë u gjet pak pas mesnatës së të premtes (27 Shtator), rreth orës 00:30, anash rrugës në fshatin Salari të Tepelenës, në vendin e quajtur në vendin e quajtur “Dilan”.

“Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri”, informoi policia.

Dinamika

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në fshatin Salari të Tepelenës, ku u qëlluar për vdekje biznesmeni italian Edoardo Sarchi.

Sipas burimeve, viktima kishte për gjah së bashku me 3 persona të tjerë, përfshirë ortakun e tij Eqrem Braçe dhe djalin e këtij të fundit, Gazment Braçe.

Raportohet se ata kanë udhëtuar drejt vendit ku ndodhi ngjarja me dy makina, një mjet tip Land Rover dhe një Volskëagen, të cilat u gjetën në vendngjarje nga policia.

Në një prej automjeteve mësohet se ndodhej biznesmeni 44-vjeçar, pronar i fabrikës së tullave në Tiranë, ku edhe banonte prej 20 vitesh.

Ortaku i viktimës, Eqrem Braçe, i cili ndodhet në spitalin e Gjirkoastrës, ka deklaruar se një person i ka dalë para automjetit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Ai është shprehur se ka tentuar t’i japë ndihmën e parë viktimës duke nxjerrë trupin nga automjeti dhe më pas ka njoftuar policinë.

Sipas tij, personi që i ka qëlluar është larguar në drejtim të paditur, dhe për shkak të errësirës s’ka mundur ta identifikojë.

Kjo dyshohet se është arsyeja se pse trupi i pajetë i 44-vjeçarit italian ndodhej jashtë makinës.

Gazment Braçe, djali i ortakut të viktimës, është shpallur në kërkim pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje, por është larguar.

Ai kërkohet nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Përveç Eqrem Braçe, është edhe një person tjetër i shoqëruar nga policia, identiteti i të cilit s’dihet ende, si edhe raportoi që ka pasur me dy ortakët.

Ndërkohë mbetet mister autori dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

 


Shtuar 27.09.2025 12:33