Jozi lë pas përplasjet me Gjestin, i dërgon mesazh ngushëllimi familjes Kelmendi për humbjen e të birit

Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit dhe ish-banorit të “Big Brother”, fituesit Gjesti, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të premteje në një aksident rrugor në Pejë.

Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor katërgomësh me shokun e tij, kur janë përplasur me një makinë.

Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital.

Personazhet të njohur të showbizz, bashkëpunëtorë të Gjestit, miq të familjes Kelmendi në Shqipëri dhe Kosovë dhe mbështetës të shumtë të këngëtarit kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për ikjen e parakohshme të Elidionit.

Ndër ta, është dhe këngëtari Jozefin Marku, i cili ka lënë pas përplasjet me Gjestin dhe i ka dërguar gjithashtu mesazh ngushëllimi familjes Kelmendi, në këto orë të vështira, për ikjen e një prej njerëzve më të dashur.

“Lajmi i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i prek zemrat të gjithëve. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe uroj që Zoti t’ju jap forcë për ta përballu dhimbjen. Qoftë lule e Xhennetit”, shkruan ai në Instastory.


Shtuar 26.09.2025 20:37

Tags: ,