Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku do të drejtojë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë për zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen së shpejti, ku kandidate do të jetë Ogerta Manastirliu.

Stafi i zv.kryeministres Balluku nuk e konfirmon ende zyrtarisht lajmin, por burime mediatike nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së djeshme që ka zhvilluar kryeministri Rama në PS me ministrat dhe deputetët e Tiranës.

Siç duket, Rama ka mbetur i kënaqur me arritjet e Ballukut më 11 Maj në Fier, ku u akuzua me dhjetëra herë nga opozita se kishte hedhur para dhe kishte përdorur presionin me bandat e krimit dhe trafikut të drogës që të mblidheshin vota për rilindjen.


Shtuar 25.09.2025 12:35