Tensione në GJKKO/ Nuredin Dumani dhe Erion Alibej përplasen në sallën e gjyqit: Duhet të kërkosh falje…

Ditën e sotme, një moment tensioni është regjistruar në GJKKO, teksa raportohet se të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Mësohet se Alibej, ka thënë në seancë se ishte ai që i kishte treguar i pari Nuredin Dumanit mbi “masakrën e Bradasheshit”, ngjarje ku kanë humbur jetën vëllai dhe xhaxhai i tij si edhe një shtetas turk.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej në sallën e gjyqit.

Dumani ka reaguar ashpër duke thënë: “Ishte mashtrim! Duhet të kërkosh falje për këtë”.

Sakaq, gjykata ka urdhëruar që Dumani të zhvendosej në mënyrë që të mos kishte kontakt visit me Alibejn.


Shtuar 23.09.2025 13:00