Mëngjesin e kësaj të marte, një aksident rrugor u regjistrua pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku u përfshinë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë një automjet tip “Audi” që ka hyrë papritur nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një makinë që po udhëtonte në drejtim të Lezhës.
Përplasja përfshiu edhe një automjet të tretë, i cili ndodhej menjëherë pas mjetit të dytë.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.