Besa dhe Lushnja kanë mbyllur sot me një barazim 1-1 sfidën mes tyre që hapte javën e pestë të Kategorisë së Parë.
Kavajasit vinin pas dy humbjeve më përmbysje radhazi dhe sot ia dolën përsëri të ishin ata të parët në avantazh me anë të një gjuajtje të Beqjes. Por i zakonshmi Canka për lushnjarët vendosi baraspeshën që në pjesën e parë dhe rezultati nuk ndryshoi me deri në fund, pavarësisht rasteve që u krijuan sidomos para portës “lagunare”.
Kësisoj, Besa nuk ia doli të merrte përsëri tre pikët duke shtyrë takimin me fitoren për Duron në kreun e kësaj skuadre. Kurse për Lushnjen, ky ishte barazimi i 5-të në po aq ndeshje të luajtura në këtë sezon.
Penalltia e dhënë nga Hamiti dhe e anuluar nga anësori (VIDEO)
Goli i Cankës (VIDEO)
Goli i Beqjes (VIDEO)