Plas sherri për Fatmir Hysenbelliun, modelja nga Kosova nxjerr zbuluar Angela Martinin: Pa të s’do të isha gjallë, familja më burgosi

Modelja Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu vijojnë përplasjet virtuale ku kanë publikuar mesazhe të vjetra dhe kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Në storyt e publikuara nga Angela Martini, përmendet edhe modelja nga Kosova, Valbona Bajraktari.

Në disa prej mesazheve në DM-në e Martinit, thuhet se Bajraktari është tradhtuar nga Hysenbelliu. Por modelja nga Kosova duket se ka hedhur poshtë gjithçka.

Valbona Bajraktari përmes InstaStoryt shprehet se që e vogël është rritur pa dashuri dhe me dhunë në familje ndërsa vlerëson rolin e Fatmir Hysenbelliut, për të cilin thekson se i ka shpëtuar jetën.

“Fatmiri më ka shpëtuar jetën mua. Po të mos ishte Fatmiri, unë sot nuk do të isha gjallë. Angela Martini, bashkë nuk njihemi dhe skemi ndejt bashkë ndonjëherë. Nuk ke të drejtë jo ti, po askush të përmendë emrin tim.

Jam rritur pa familje, sepse kam pas dhunë nga ata dhe kam qenë e burgosur nga ata, dhe më kanë dhënë helm, tentuan të më vrasin pa gjurmë, vetëm të mos del e vërteta në pah.”-shkruan Bajraktari.