Diplomati britanik, John Stewart Duncan po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se nuk ka parë diçka që bënte të ditur ekzistencën e ndonjë shtabi të përgjithshëm të ushtrisë guerile të Kosovës më 1999.
Të lidhura
None found
“Në kohën që kam qenë atje nuk kam pasur asnjë dëshmi që të ekzistojë një Shtab i Përgjithshëm sipas kuptimësisë nga pikëpamja ushtarake. Gjatë kohës time unë kam dëgjuar që të përmendet Shtabi i Përgjithshëm, por këtë në deklarata politike kryesisht”, është shprehur Duncan.
Diplomati britanik shtoi se e përveç kësaj, nga aktakuza e ka kuptuar që një organ i tillë pretendohet se ka ekzistuar që nga vitet e ’90-ta.
“Nga aktakuza kam kuptuar që është krijuar në mes të viteve ’90-të, kur UÇK-ja ishte një organizatë tejet e ndryshme dhe shumë e vogël dhe po dëshironin që t’i jepnin tituj të mëdhenj”, shtoi ai.
I pyetur nga prokuroria për ish-figurat e UÇK-së, Azem Syla dhe Sokol Bashota, dhe nëse i njeh ata, ai tha se për të parin është emër që e ka dëgjuar, derisa për të dytin që nuk është mirë me kujtesën e emrave.
Kur prokurori Matt Halling i tha se Azem Syla ka qenë ish-komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe Sokol Bashota ish-zëvendëskomandant, dëshmitari Duncan tha se emrat i ka të dëgjuar, por tha se nuk i mban mend as emrat e Zonave Operative siç janë ndarë në UÇK.
Sa i përket komunikatave të UÇK-së, dëshmitari tha se ka parë shumë prej tyre, por mohoi të ketë parë ndonjë që përmendte ekzekutime apo likuidime ndaj kolaboracionistëve.
