Depresioni vret të rinjtë, një 25-vjeçar gjendet i v*rur nga banorët e fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në juglindje të vendit ku një i ri ka vendosur që t’i japë fund jetës. Në kushte të rënduara psikologjike, 25-vjeçari me ininciale E.K, dyshohet se është vetëvarur.

Kanë qenë banorët e fshatin Polenë ata të cilët gjetën trupin e pajetë të së riut dhe menjëherë njoftuan autoritetet.

Deri më tani dyshohet se 25-vjeçari të ketë ndërmarrë këtë akt ekstrem në kushtet e depresionit nga i cili vuante.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 12:20, në fshatin Polenë, është gjetur nga banorët e zonës, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. K., 25 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni”, njofton Policia.


Shtuar 21.09.2025 17:59

Tags: ,