Këtë të premte në vendin tonë, parashikohet rritje e vlerave barike e për pasojë moti i kthjellët do të jetë dominant gjatë gjithë paradites.
Orët e pasdites dhe në vijim, do të sjellin kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të territorit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore-Juglindore, megjithatë nuk priten reshje.
Ky stabilitet i atmosferës do të mbetet dominant edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritet në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizëz, deri në 33°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Beratit
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.