Stiven Shpendi: Shpresoj që të luaj për Shqipërinë së bashku me vëllain tim

Stiven Shpendi e ka një ëndërr. Sulmuesi 22-vjeçar shpreson që një ditë të luajë për Shqipërinë.

“Do të ishte diçka e bukur nëse një ditë do të luaja së bashku me vëllain tim në Kombëtaren e Shqipërisë”,- tha ai për Pianeteempoli.

Kujtojmë që Stiven Shpendi ka luajtur 14 ndeshje për Shqipërinë U21, ndërsa vëllai i tij, Kristjan, debutoi me kombëtaren në miqësoren ndaj Gjibraltarit.


Shtuar 18.09.2025 15:56