Partia Socialiste, ka depozituar zyrtarish në Kuvend, projekt-vendimin për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit dhe ndarjen e komisioneve parlamentare sipas propozimit të Edi Ramës në Asamblenë e PS-së.
Dokumenti i është depozituar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit me firmën e Taulant Ballës, Olta Xhaçkës, Eduard Shalsit, Ulsi Manjës dhe Evis Kushit.
Një komisionet që do sjellë përplasje, është përjashtimi i opozitës nga Komisioni për Integrimin Evropian, një çështje që opozita e konsideron shumë strategjike.
Megjithatë, me shumicën prej 71 votash që zotëron mazhoranca, pritet që ndryshimet të kalojnë pa vështirësi.
Përbërja e re e komisioneve parlamentare të propozuara nga Rama
Nën drejtimin e PS:
Ekonomia, Punësimi dhe Financat
Çështjet Ligjore dhe Administrata Publike
Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtja
Burimet Natyrore, Infrastruktura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm
Bujqësia, Ushqimi dhe Zhvillimi Rural
Evropa dhe Punët e Jashtme
Nismat Qytetare, Bashkëpunimi dhe Mbikëqyrja Institucionale
Nën drejtimin e PD:
Edukimi, Shkenca dhe Sportet
Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale
Të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Kultura, Turizmi dhe Diaspora