A do të paraqitet në seancën e sotme gjyqësore ndaj tij në GJKKO? Ja si përgjigjet Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancën në themel për dosjen “Partizani”, që zhvillohet ditën e sotme në GJKKO.

Gjithashtu, Berisha theksoi se do të shkojë në GJKKO kur ta këshillojnë të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit.

“Ka një radhë pune atje dhe kur ta gjykojnë të arsyeshme do të shkoj”, u shpreh ai.

“Sot nis seanca në themel e dosjes ‘Partizani’, do të jeni i pranishëm? Cilat do të jenë kërkesat e avokatëve dhe a do kërkojnë heqjen e masës së sigurimit ndaj jush”, u pyet kryedemokrati .

“Nuk flas në emër të avokatëve të mi. Unë do të veproj në përputhje me këshillat e avokatëve. Nëse ma thonë të shkoj në sallën e gjyqit do të shkoj. Por ka një radhë pune atje, kur të më thonë do të shkoj”, tha Berisha.


Shtuar 15.09.2025 11:05