Këtë të hënë, Biznesmeni Ermal Beqiri, ka dalë nga zyrat e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Beqiri dyshohet për korrupsion përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Burime bëjnë me dije se Ermal Beqiri, është marrë pyetje në kuadër të një hetimi nga SPAK, për të cilin oficerët e BKH-së kanë ushtruar në fillim të muajit Gusht në zyrat e kompanisë “Soft & Solution” në pronësi të tij.
Kompania “Soft & Solution”, vijon të jetë një nga përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë, pa u përballur me asnjë pengesë ligjore apo institucionale.
Nuk dihet nëse hetimi i SPAK ka të bëjë me ndonjë tender të fituar nga kompania “Soft & Solution” nga institucioni i AKSHI-t të drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, apo me diçka tjetër.
Pas daljes nga SPAK, Ermal Beqiri, nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat.
Momenti kur Ermal Beqiri del nga SPAK
Emri i Ermal Beqirit, u bë i njohur për publikun në vitin 2021. Në atë kohë, inxhinieri elektronik 30-vjeçar nga Gjirokastra dhe drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në rektoratin e Universitetit të Tiranës, u përzgjodh si një nga ekspertët e thirrur në procesin për korrupsion që po zhvillohej në Gjykatën e Lartë ndaj ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.