Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve, humbi jetën në mënyrë tragjike teksa përpiqej të kalonte një rrugë të përmbytur në zonën pranë stadiumit, në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Një video e publikuar sot tregohet momenti dramatik i ngjarjes, duke zbuluar në mënyrë rrethanat e vdekjes së Kaloshit.
Në pamje shihet viktima teksa bie përtokë pas kontaktit me rrymën elektrike, dhe një qytetar që i afrohet për të ndihmuar, largohet menjëherë pas kontaktit me trupin e tij, për shkak të rrezikut nga energjia elektrike.
“Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43-vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, u shpreh policia.
Ngjarja ndodhi në një segment të mbuluar nga uji, ku Kaloshi, duke kaluar rrugën e përmbytur, është kapur nga një shtyllë ndriçimi, e cila dyshohet të ketë qenë me rrymë aktive, një rrezik që i mori jetën në çast.