Një nga deputetet më të votuara, a ka bërë Sara Mila fushatë në burgun e Elbasanit? Ja si përgjigjet deputetja e re e PS

Ditën e sotme, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar  në hyrje të Parlamentit rezultatin e votave gjatë zgjedhjeve të 11 majit në burgun e Elbasanit, ku ajo rezultoi një nga kandidatet me të votuara.

E pyetur nga gazetarët nëse ka bërë fushatë në burg, Mile refuzoi të jepte një përgjigje dhe e konsideroi koment të tepërt.

Pyetje: A keni bërë fushatë në burg përderisa dolët një nga deputetet më të votuara?

Sara Mila: Kam përshtypjen se çfarë kisha për të thënë, i thash. Komentet e tjera janë shumë të tperta. Kjo është dita ime parë në Parlament dhe kam më shumë emocione se çdo ditë tjetër.


Shtuar 12.09.2025 10:08