PD ceremoni përkujtimore për Azem Hajdarin/ Në homazhe dhe kreu demokrat, Sali Berisha

Këtë të premte, Partia Demokratike, do të organizojë sot një ceremoni përkujtimore pranë bustit të heroit të demokracisë Azem Hajdari në Tiranë.

“Në ora 09:30, ceremonia përkujtimore e Azem Hajdarit, me praninë e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, te Monumenti pranë qendrës Toptani”, thuhet në njoftimin e PD.

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, ish-deputeti i PD, Azem Hajdari dhe truproja e tij Besim Cerja u vranë në pritë më 12 shtator 1998 para selisë së PD-së.

Sali Berisha, e ka cilësuar veprën e heroit të demokracisë Azem Hajdari një frymëzim për t’u ngritur kundër regjimit të Edi Ramës.

 


Shtuar 12.09.2025 09:55