Aksident në aksin Kakavijë-Gjirokastër/ Makina përplaset me motorin, 43-vjeçari përfundon në spital

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Kakavije–Gjirokastër”, në vendin e njohur si “Ish-SMT”.

Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtues shtetasin K. F., 63-vjeç, banues në Dropull, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga F. K., 43-vjeç, banues në fshatin Lazarat.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 9.09.2025 09:18