Fitim Dumani në një intervistë ekskluzive për gazetarin Flamur Vezaj është ndalur edhe te ngjarja e regjistruar një vit më parë, ku dy motrat Nikolli fajësuan Nuredin Dumanin për tritolin që iu vendos në pragun e banesës së tyre.
Vëllai i vogël i Dumanit pretendon se këtë atentat e ka kryer Suel Çela me njerëzit e tij, të cilët ende lëvizin lirshëm në qytet, ndërsa SPAK, sipas tij nuk po reagon, duke bërë “drejtësi selektive”.
Madje, ai pohoi se Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit, nuk e ka takuar asnjëherë në qeli Dumanin, ndryshe nga sa ajo pretendon dhe ka dekluar më herët se ka qenë në një marrëdhënie intime me të.
Sipas, Fitim Dumanit, tritoli motrave Nikolli iu vendos nga Suel Çela me qëllim për ta bërë të vëllanë sa më pak besues para Prokurorisë së Posaçme.
“Kush e vrau cunin e huaj pse nuk e nxjerr SPAK. Amarildo Nikolli që u bë dëshmitar. Kush e vrau çunin atje? Ajo goca e akuzoi Nuredinin. Pse e akuzoi Nuredinin ajo goca? Një femër kur nuk e ke takaur asnjëherë si je e lidhur. Ajo ka shkuar po nuk e ka takuar asnjëherë. Ka mesazhe, por e di për çfarë ka folur që kanë qenë nëdijeni edhe zarat e SPAK. Tritolin ja kanë vendosur që të akuzonin vëllain, sepse ajo goca, e ka telefonin SPAK ore i ka të gjitha. Ato der dje skishin shpi, tani me makina të shtrenja e makina lluksi. Ajo ka dashur tëh yjë me apasaportë tjetër jak a vjedhur një kushëriri tjetër dhe para. Por nuk ka hyrë dot brenda që të takojë Nuredinin. Për ta bërë të mosbesueshëm për tja hequr statusin e ka bërë Suel Çela”, tha ai ndër të tjera.
Kujtojmë që Xhovana Nikolli pas shpërthimit në korrik të 2024 që shënjestronte atë dhe motrën e saj, drejtoi gishtin nga Nuredin Dumanit si autorin e vendosjes së tritolit. Sipas saj, shpërthimi ishte një akt hakmarrjeje ndaj saj dhe motrës së saj, Aldës, të cilat jetonin me qira në hyrjen ku ndodhi shpërthimi. Enea Themollari, i cili banonte në apartamentin përballë, u bë viktimë e pafajshme e këtij akti të dhunshëm.