Kosova ka përjetuar një mbrëmje të vështirë në Bazel, ku Zvicra tregoi epërsi të qartë dhe nuk i la asnjë shans skuadrës së drejtuar nga Franco Foda. Në “St. Jakob-Park”, dardanët arritën të rezistonin vetëm rreth 20 minuta, përpara se vendasit të shfrytëzonin dobësitë në mbrojtje dhe të merrnin kontrollin e plotë të lojës. Me katër gola të pësuar brenda pjesës së parë, takimi u kthye në një makth për Kosovën, duke konfirmuar edhe një herë diferencat e mëdha mes dy përfaqësueseve.
Kosova reziston pak më shumë se 20 minuta ë takimin me Zvicrën në ‘St. Jakob-Park’ të Bazelit. Në minutën e 22-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, Akanji, i lirë në zonë, nuk i jep asnjë shans portierit Muric. Vetëm tri minuta më vonë vjen goli i dytë i shënuar nga Embolo, pas një rreshtimi të gabuar të mbrojtjes.
Zvicra mbyll shpejt llogaritë e ‘dardanët’, Widmer realizon golin e tretë në minutën e 39-të. Po kthehet në makth për ‘dardanët’ ndeshja me Zvicrën: Embolo realizon të dytin personal dhe të katërtin për ekipin e tij në minutën e fundit të pjesës së parë.