Këngëtari i njohur, Egzon Pireci, është bërë baba për herë të parë. Ai ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë, duke postuar një foto ku shihen duar e tij dhe e partneres që mbajnë dorën e foshnjës.
Egzoni e ka shoqëruar fotografinë me një mesazh emocionues: “Genar, gjithmonë për ty.” Megjithëse nuk ka zbuluar saktësisht ditën e lindjes, ai ka zgjedhur të ndajë këtë moment të paharrueshëm me publikun sot.
Kujtojmë se në muajin shkurt, Egzoni u fejuar me partneren e tij dhe bëri të ditur se shumë shpejt do të bëhej baba.