Një listë me emrat që përfliten se do jenë pjesë e “BBVA” 5

Thuhet se “Big Brother VIP Albania 5” ka rinisur përgatitjet dhe në fakt, ka gati edhe disa nga personazhet që përfliten se do t’i bashkohen garës për të fituar çmimin e madh.

Këtë radhë, kasti, siç po qarkullon nëpër medie të ndryshme, përbëhet nga më shumë të rinj, të cilët mund t’i japin dinamika interesante shtëpisë.

Kush thuhet se do të bëhet pjesë e “BBVA 5”?

Loré, këngëtare

Hilda Kërtalli, influencuese

Kleoniki Delijorgji, modele

Roerd Toçe, aktor

Kostana Morava, gazetare


Vitmar Basha, këngëtar

Rene Reffo, influencuese

Sigurisht, asgjë nuk është konfirmuar nga vetë produksioni, pasi si çdo vit, bëhet (deri diku) maksimumi që lista të jetë private dhe të vijë si surprizë për publikun.


Shtuar 5.09.2025 16:54

Tags: ,