Kampionati Europian është futur në fazën finale të tij.
Vetëm edhe tri ndeshje kanë mbetur deri në fund, ku do të zhvillohen dy gjysmëfinale dhe finalja e madhe në “Ëembley” të Londrës.
Spanja, Italia, Anglia dhe Danimarka janë 4 përfaqësueset që kanë mbetur në garë për triumfin e madh në “Euro2020”.
Ndërkohë për finalen e madhe është zbuluar edhe topi i ri nga UEFA dhe kompania gjigante Adidas. Ky top është ngjyrë hiri, ku ka disa ngjyra si të kaltër të ndritshme, të kuqe, ngjyrë rozë, të verdhë dhe të gjelbër të ndritshme të shpërndarë.
Topi i ri nuk dallon shumë nga ai që është përdorur deri në këtë fazë të garave në Euro 2020.
A future of possibilities awaits.
Introducing the #EURO2020 Uniforia Finale ball. https://t.co/1LE4bYD61j#ImpossibleIsNothing #adidasFootball pic.twitter.com/6TsM6iDWaz
— adidas Football (@adidasfootball) July 5, 2021