Këtë të mërkurë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbërriti në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku u mbajt seanca paraprake e çështjes gjyqësore ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmani, të cilët akuzohen për kanosje ndaj Kurtit përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.
I pranishëm në seancën gjyqësore ishte edhe kryeministri Kurti në cilësinë e të dëmtuarit. Klinaku dhe Selmani, nuk e kanë pranuar fajësinë rreth akuzave për kanosje.
Sipas mediave, Klinaku tha se konsideron që nuk ka vepër penale, andaj nuk e pranon fajësinë.
“Për postimin tim, konsideroj që nuk ka vepër penale. Prandaj nuk e pranoj”, ka thënë Klinaku, po ashtu edhe Selmani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbërriti sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku u mbajt seanca paraprake e çështjes gjyqësore ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmani, të cilët akuzohen për kanosje ndaj Kurtit përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.
I pranishëm në seancën gjyqësore ishte edhe kryeministri Kurti në cilësinë e të dëmtuarit. Klinaku dhe Selmani nuk e kanë pranuar fajësinë rreth akuzave për kanosje. Sipas mediave, Klinaku tha se konsideron që nuk ka vepër penale, andaj nuk e pranon fajësinë.
“Për postimin tim, konsideroj që nuk ka vepër penale. Prandaj nuk e pranoj”, ka thënë Klinaku, po ashtu edhe Selmani.
Më pas, gjykatësi Rrahman Beqiri tha se meqenëse nuk ka pranim të fajësisë, mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Ramë Dreshaj dhe Labinot Vata, në afat prej 30 ditësh mund të paraqesin kundërshtim të provave.