Sinan Vllasaliu dhe Robert Berisha ribashkohen pas shumë vitesh, fotoja e fundit emocionon fansat

Një imazh i publikuar mbrëmë në rrjete sociale ka ngjallur nostalgji dhe emocione të forta te publiku, pasi për herë të parë pas shumë vitesh u shfaqën bashkë në një foto këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasaliu dhe muzikanti Robert Berisha.

Dyshja, që dikur konsideroheshin ndër bashkëpunëtorët më të pandashëm të skenës, i kishin ndarë rrugët e tyre në vitin 2016. Arsyeja e largimit ishte pakënaqësia e Robertit me shpërndarjen e fitimeve, duke zgjedhur të fokusohej në karrierën e tij solo.

Në janar të vitit 2017, gjatë emisionit festiv “Prive Reallity”, Roberti kishte treguar hapur se për gjithë punën e madhe që bënte, përqindja që merrte nga Sinani ishte vetëm 10 për qind.

Pas kësaj periudhe të tensionuar, raportet mes tyre mbetën të ftohta për disa vite. Megjithatë, në vitin 2023 ata vendosën të lënë pas të kaluarën dhe të përmirësojnë marrëdhënien, duke i dhënë fund distancës që kishin krijuar.

Fotografia e fundit e publikuar, ku shihen duke buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, ka risjellë kujtimet e kohës kur performonin së bashku dhe ka prekur zemrat e fansave që i kanë ndjekur që nga ditët e para të suksesit të tyre.

Ribashkimi i tyre shihet si një moment i veçantë për muzikën shqiptare, me adhuruesit që shpresojnë se ky afrim i ri mes artistëve mund të sjellë ndoshta edhe një bashkëpunim të ardhshëm muzikor.


Shtuar 27.08.2025 17:06