Nis edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia

Në Venecia ka nisur edicioni i 82-të i festivalit më të vjetër të filmit në botë, ku 21 filma nga e gjithë bota do të konkurrojnë për çmimin prestigjioz “Luani i Artë”.

Në tapetin e kuq pritet të parakalojnë yje të mëdhenj të Hollywoodit si Julia Roberts dhe George Clooney, ndërsa festivali hapet me premierën e filmit “La Grazia” të Paolo Sorrentinos me aktorin Toni Servillo.

Një nga momentet kryesore të ceremonisë së hapjes është edhe dorëzimi i “Luani të Artë” për regjisorin e madh gjerman Werner Herzog, i cili ka realizuar mbi 70 filma e dokumentarë.

Festivali këtë vit trajton edhe tema sociale dhe politike, duke përfshirë filma për Gazën, luftërat dhe diktaturat moderne.

Për këtë arsye, janë paralajmëruar protesta dhe diskutime publike.

Përveç filmave në konkurrim, Venecia do të sjellë edhe premiera të mëdha si komedia e re e Clooneyt për Netflix, si dhe rikthimin e Julia Roberts në dramën “After the Hunt” të Luca Guadagnino.

Festivali shihet gjithnjë e më shumë si një hapësirë kyçe drejt Oscars, pasi shumë fitues të Venecias kanë triumfuar më pas edhe në Akademi

Vendimin për filmin fitues këtë vit do ta marrë një juri e kryesuar nga regjisorët Alexander Payne dhe kolegët e tij


Shtuar 27.08.2025 16:40