Ditën e sotme, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur zgjedhjen e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në krye të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm për tejkalimin e ngërçit disa mujor politik në vend.
Mesazhi i Begajt:
“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.
Zgjedhja e Bashës, vjen pas disa muajsh bllokimi institucional, duke i hapur rrugë normalizimit të punës së Kuvendit të Kosovës.