Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një intervistë për Top Channel ka bërë me dije se më herët kanë rënë dakord me aleatët që nëse PL nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar, atëherë do marrë tre deputetë nga Partia Demokratike. Tedi Blushi është shprehur se Partia e Lirisë do të jetë një zë i brendshëm në Kuvendin e ri ndërsa theksoi zëri i Ilir Metës do dëgjohesh fuqishëm.
“Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia Demokratike në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri.
Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e ri në çdo seancë dhe në çdo mbledhje të komisioneve parlamentare”, tha Tedi Blushi.
Por nga ana tjetër, Sali Berisha është ende i paqartë për rrugën e tij. Teksa u pyet sot se çfarë do të ndodhë me mandatet e opozitës në Parlament, Sali Berisha u shpreh se në ditët në vijim do të mblidhen forumet dhe do të marrin vendimet përkatëse.
“E vetmja rrugë që duhet të ndjekë opozita është asnjë hap pas. Këtu i referohem betejës e Stalingradit. Nuk do ketë nga Partia e Lirisë bojkot apo dorëzim mandatesh sepse ky eksperiment i kryer rezultoi tradhti jo vetëm ndaj opozitës dhe vendit. Sigurisht do ketë protesta dhe sigurisht do ketë aksion të fortë politik”, deklaroi Blushi.
Por çfarë përfitohet nga të pasurit e një grupi parlamentar? Benefiti është në minutazhin e debatit në Kuvend, por edhe në zyra dhe staf, të cilat do të jenë bonus politik në aksionin parlamentar të Metës i cili mesa duket do të ndjekë betejën nga qelia.