Drejtoresha e AKSHI-t e shkarkoi ditën që u thirr në SPAK, cfarë “teatri” po luhet me “zhdukjen e Daniel Shimës”?

“Po më arrestojnë…”, ky ka qenë mesazhi dërguar familjarëve nga Daniel Shima, ish-zv.drejtor i AKSHI-t i cili u denoncua i zhdukur nga të afërmit e tij me 20 gusht 2025 por një ditë më pas, sipas policisë, u paraqit vetë dhe deklaroi se kishte ikur në jug te Shqipërisë, pas një konflikti me partneren.

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34-vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, thuhej dje në njoftimin e Policisë.

Në fakt, kanë qenë nëna dhe gruaja e Daniel Shimës, që kishin shkuar në polici, fillimisht për t`u interesuar për arrestimin që pretendohej në mesazh dhe pasi kanë marrë vesh se ai nuk ndodhej në arrest, kanë bërë denoncim për zhdukjen e tij për shkak se ai nuk po përgjigjej e nuk po komunikonte as me mesazhe dhe as në telefon.

Denoncimi u bë nga e nëna e Danielit rreth orës 17:00. Duket se ajo kishte shkuar bashkë me të shoqen e Daniel Shimës për të kërkuar të birin që “e kishin arrestuar”, por ky informacion rezultoi i rremë.

Lajmi për zhdukjen e Daniel Shimës, ish-zv.drejtor i AKSHI-t qarkulloi kudo për 12 orë ndërsa një ditë më pas, policia njoftoi se ai ka shkuar vetë në komisariat dhe ka sqaruar se kishte ikur me dëshirë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë -Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34-vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

E gjitha kjo ka ndodhur me Daniel Shimën, ish-zv.drejtues nga AKSHI i cili u shkarkua nga detyra në mars 2024.

Konkretisht, ai u largua nga detyra në 19 mars 2024, ne ditën që Mirlinda Karçanaj u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me tenderat shume miliones te AKSHI-t.

Ajo që mbetet për t`u parë, pavarësisht tentativës së policisë për ta paraqitur ngjarjen si një episod të rëndomtë hatërmbetjesh në familje, është se cfare po luhet me teatrin e “zhdukjes” së Daniel Shimës.

Ka raste kur pas humbjes së kontakteve me një familjar, qytetarët hezitojnë të denoncojnë në polici për shumë aresye, por dërgimi i një mesazhi tek të afërmit se po më arrestojnë, duket se indirekt ka pasur si synim qe ata te shkonin ne polici.

Dërguesi ka qenë i vetëdijshëm që te afërmit nuk do ta gjenin në polici, pasi nuk po arrestohej sic thuhej në mesazh, e për rjedhojë, duke u gjendur aty, do të detyrohen të bëjnë denoncim për largimin e tij.

Sido që të jetë e vërteta, pa kaluar shumë orë, në 02.00 të natës, Daniel Shima paraqitet vetë në polici dhe kthen përmbys gjithcka duke thënë se ishte laguar me dëshirë pas një mosmarrëveshje me partneren.

Cfarë mesazhi ka dashur të japë me këtë histori, dhe cfarë ka ndodhur në orët e zhdukjes së inskenuar, mbetet për t`u pareë nga hetimi.


Shtuar 21.08.2025 10:39