EUROSAT: Çmimet u rriten 2.4% në korrik, ushqimet me ndikimin më të madh

Rritja mesatare e çmimeve sipas metodologjisë së Eurostat ishte 2.4 % në korrik, një vlerë e ngjashme me inflacionin mesatar të vendeve të BE-së në këtë muaj.

Sipas ndryshimit vjetor të matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2025, rritja më e madhe e çmimeve prej 12,0 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,3 % secili.

Grupi “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rrit me 2,7 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8 %, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,6 % secili, “Komunikimi” me 1,4 %, “Shëndeti” me 1,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,8 %.

Ndërsa ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,2 %.

Ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %, “Veshje dhe këpucë”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2 % secili, “Transporti” me 0,1 % .

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,7 %, pasuar nga grupet dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %.

Rumania u përball me rritjen më të madhe te çmimeve me 6.7% në korrik, e ndjekur nga Estonia dhe Slovakia, ndërsa Zvicra dhe Qipro kishin rritjen më të ulët me pak se 0.3%.

Ndryshe nga ICK, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar


Shtuar 21.08.2025 08:02