Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare, deri të dendura, ku më të theksuara në relievet kodrinore-malore të vendit.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, në Jug priten shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër (në male).
Era e lehtë me drejtim kryesor Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 8-16m/s Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.