Këtë të hënë, ish-Presidentit Ilir Meta, do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme, për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Në orën 11:00, Meta do të dërgohet nga ambientet e paraburgimit në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij Kujtim Cakran, ku do të firmosë për mbylljen e hetimeve.
Kujtojmë që, Ilir Meta, është arrestuar në 21 tetor të vitit të kaluar, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
E njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit Ema Çoku dhe Piro Xhixho.
Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.