Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, po përflitet së fundmi për një lidhje të mundshme me futbollistin e njohur të Kosovës, Mirlind Daku.
Thashethemet janë shtuar veçanërisht pas disa detajeve të vërejtura në rrjetet sociale, përfshirë edhe mungesën e fotografive me partnerin.
Një ndjekës e ka pyetur Vesën në Instagram: “Pse i ke heq fotot me të dashurin?”.
Ajo ka vendosur t’i përgjigjet me një ton të lehtë dhe me pak humor: “Pa arsye valla. Nëse publikoj sërish në Highlight e publikoj me fytyrë të vet. Po nuk po dua se po mi marrin mësysh (hajgare pak)”.
Përgjigja e saj ka ngjallur reagime të ndryshme nga ndjekësit, ndërsa vetë Vesa nuk ka konfirmuar as mohuar një lidhje me Dakun.
Megjithatë, deklarata e saj lë të nënkuptohet se ajo është ende në një raport dashurie, por dëshiron ta mbajë më të rezervuar nga publiku.
Pritet të shihet në vazhdim nëse do të dalin publikisht, për të konfirmuar këtë romancë.