Zelensky falenderon Trump për vendimin ndaj Rusisë dhe përpjekjet për armëpushim në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lavdëruar sot homologun e tij amerikan, Donald Trump, për “vendosmërinë” që tregoi, duke komentuar shkurtimin e afatit që i dha Rusisë për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën.

“Qëndrim i qartë dhe vendosmëri e shprehur nga presidenti i SHBA, në kohën e duhur, kur shumë mund të ndryshojnë përmes forcës, për një paqe të vërtetë”, shkroi Zelensky në një postim në platformën e rrjeteve sociale X.

“Faleminderit presidentit Trump për përkushtimin e tij ndaj shpëtimit të jetëve dhe për t’i dhënë fund këtij lufte të tmerrshme”, shtoi kreu i shtetit ukrainas.

Kujtojmë se Donald Trump kishte njoftuar më herët se kishte vendosur të mos i japë Moskës afatin fillestar prej 50 ditësh që kishte përmendur, por ta shkurtojë në vetëm 10 deri në 12 ditë, duke shprehur njëkohësisht zhgënjim ndaj liderit të Kremlinit, Vladimir Putin.


Shtuar 28.07.2025 23:38