Vendet vakante në bashkinë e Vlorës të liruara pas ultimatumeve të kryeministrit Edi Rama, pritet të mbushen së shpejti.
Deputeti i qarkut të Vlorës Bledi Çuçi, ka ndarë në rrjetet sociale një thirrje për plotësimin e 12 pozicioneve të para për drejtues. Siç shihet në postimin e mëposhtëm janë 11 pozicione vakante për Drejtor dhe 1 për Kryeinspektor të IMT-së.
Pozicionet vakante:
• Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
• Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
• Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
• Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
• Drejtor në Policinë Bashkiake
• Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
• Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
• Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
• Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)
• Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
• Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes
• Drejtor në Teatrin “Petro Marko”