Mbrëmjen e djeshme, më 09 korrik 2025, rreth orës 23:20, në autostradën Tiranë–Durrës, u regjistrua një aksident me pasojë vdekjen e një personi, në një segment të dyshuar si i paaksesueshëm për qarkullim.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi F. Z., rreth 38-vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një biçikletë me të cilën po udhëtonte shtetasi E. M., 66-vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, 66-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje nëse 66-vjeçari ishte në një segment të lejuar për lëvizjen me biçikletë.