Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Maliq. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një pemë.
Shoferi mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjencë në spital ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera detaje për rastin.