EMRI/ U fut në liqen për të shpëtuar turistët, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Kapiteni i një anijeje turistike është mbytur pasi ka tentuar të shpëtojë dy turistë që kishin rënë në ujë. Viktima është identifikuar si Arben Alamani, 51-vjeç.

Ndërkohë bëhet me dije se turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.07.2025 17:33