Gjiko thotë se i ka gati 35 këngë: Asgjë për ngut s’e kam

Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, po shijon këto ditë të verës larg skenës, duke kaluar momente të bukura me bashkëshorten Elita Rudi dhe dy fëmijët e tyre.

Ndërsa fansat e tij janë në pritje të projektit të radhës muzikor, Gjiko – emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli – ka publikuar një fotografi nga plazhi përmes InstaStory, duke treguar se muzika nuk mungon, por koha për publikim do të vijë kur ai ta ndiejë.

“35 këngë hazer, send përngut s’e kam”, ka shkruar reperi, duke nënkuptuar se ka materiale të përgatitura, por nuk do të nxitojë për t’i publikuar.

Gjiko, i njohur për hitet e tij të suksesshme dhe tekstet me stil të veçantë, nuk ka qenë shumë aktiv muajve të fundit në muzikë, duke ia kushtuar më shumë kohë jetës familjare dhe projekteve të tjera personale

Megjithatë, deklarata e tij ka ngjallur reagime pozitive në rrjete sociale, me shumë ndjekës që mezi po presin rikthimin e tij në skenë – veçanërisht me 35 këngë në pritje.


Shtuar 2.07.2025 19:30

Tags: ,