Qendra e Bardonecchia-s në Torino është përmbytur për shkak të motit të keq. Përmbytjet shkaktuan dhe një tragjedi pasi një 50-vjeçar humbi jetën.
Qarkullimi në qytet është bërë i pamundur ndërsa policia gjeti trupin e 50-vjeçarit në përroin Merdovine, rreth 400 metra larg furgonit të tij.
Bashkia e këtij qyteti ka nisur një alarm maksimal dhe ka vendosur një zonë të kuqe, pothuajse dy vjet pas përmbytjes së madhe të gushtit 2023.
“Mos iu afroni urave dhe shmangni udhëtimet”, paralajmëroi kryebashkiakja Chiara Rossetti, duke i ftuar qytetarët të “ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale” dhe “të mos dalin nga shtëpia dhe të mos përdorin makinën”.