PD publikon dokumentin: SPAK të nisë hetimin për Dvoranin (FOTO LAJM)

Sot presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së jashtëzakonshme për mediat solli fakte të reja që sipas tij, provojnë ‘shkeljen kriminale’ që kryetari i Këshillit të emërimeve në Drejtësi ka bërë në lidhje me çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Për këtë, ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili ka publikuar edhe shkresën që Kuvendi i Shqipërisë me firmën e kryetarit, Gramoz Ruçi i ka dërguar Ardian Dvoranit për çështejn për të cilën foli Meta paraditen e sotme.

Sipas Bardhit, faktet e publikuar anga Presidenti, dëshmojnë në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama.

“Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim”, shrkuan Bardhi teksa radhit edhe arsyet që sipas tij e çojnë kryeministrin drejt akteve të tilla.

Reagimi i plotë:

Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.


Shtuar 17.02.2020 14:03