Matura 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës! Sa ngelës dhe ekselentë numërohen në të gjithë vendin

Janë publikuar këtë të enjte rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2025.

Sipas rezultateve, bëhet me dije se 673 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 166 maturantë kanë rezultuar ekselentë, duke marrë notën maksimale 10.00.

Kalueshmëria për këtë provim është 97.39% ndërsa nota mesatare është 6.47.

Kujtojmë se në provimin e Matematikës, që u zhvilluar më 17 Qershor, morën pjesë 25 824 maturantë.

https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2025/06/Publikimi-i-Rezultateve-D2.pdf?fbclid=IwY2xjawLKIm1leHRuA2FlbQIxMABicmlkETF6UDM0bElsSkR2M2RmVUIxAR6xbtAxSwApyM7oSCi1q3OVsUHXPyoDbofLRT-EiWQungFBXno4RISqEaJOyg_aem_X2O4rkjWbJdBZtjX2HrmtQ


Shtuar 26.06.2025 17:00